Ministri Gonxhja viziton kompaninë e punimeve artistike: Krenari shqiptare që prek altarët e botës
Në një vizitë të veçantë që nënvizon rëndësinë e mjeshtërisë shqiptare në skenën ndërkombëtare, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi sot kompaninë “P&GG shpk”.
Me një staf prej 87 mjeshtërish të talentuar, “P&GG shpk” prodhon vepra arti që udhëtojnë nga Shqipëria drejt vendeve më të shenjta të botës, përfshirë Vatikanin. Këto objekte të punuara me përkushtim dhe detaje të jashtëzakonshme janë dëshmi e shpirtit krijues dhe profesionalizmit shqiptar, duke vendosur vendin tonë në hartën e artit liturgjik botëror.
Gonxhja vlerësoi punën dhe përkushtimin e mjeshtërve, duke theksuar se kompani si P&GG janë shembulli më i mirë i ndërthurjes së trashëgimisë kulturore me inovacionin dhe ekonominë krijuese. Kjo vizitë është një tjetër hap drejt mbështetjes së bizneseve që jo vetëm gjenerojnë vlera ekonomike, por edhe forcojnë identitetin kulturor të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

