Ministri grek Dendias në Tiranë, PDIU në protestë. Shpëtim Idrizi: Shqipëria boll ka humbur tokë e det

Ministri grek Nikos Dendias viziton sot Tiranën, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe në fokus të takimit do të jetë marrëveshja për detin.

Ndërkohë, çamët janë mbledhur në një protestë para ministrisë së Jashtme kundër ministrit grek Dendias. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur nga protesta.

Fillimisht Idrizi ka thënë se protestuesit ndodhen në një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare dhe nuk lejohen të protestojnë.

Më tej, Idrizi thotë se Shqipëria ka humbur mjaft tokë e det dhe s’duhet të vijojë më por Greqia edhe në kohë COVID-i i flet vendit tonë me duart e forta.

Jam i detyruar që të bëj një prononcim të shkurtër. Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare. Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni. Fatkeqësisht ësthë i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta.

Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk ke mi dalë të fshihemi.”- tha Idrizi.

SHKARKO APP