Ministri grek: Jemi për hapjen e negociatave të Shqipërisë

Greqia ka deklaruar se është pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Lajmi është dhënë nga ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis.  “Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet. Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se vendimi për të filluar negociatat e pranimit për të dy vendet duhet të merret në të njëjtën kohë.

Sidoqoftë, mbështetja greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate”, ka deklaruar ministri grek.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?