Ministri grek në Tiranë: Çështja e detit do zgjidhet në Hagë, kapitull i ri i marrëdhënieve tona dypalëshe

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur nga homologia shqiptare, Olta Xhaçka.

Në fjalën e tij, Dendias u ndal te situata tensionuar në veri të Kosovës si dhe çështja e detit me Shqipërinë në Hagë.

Ardhja ime këtu në Tiranës është hap i fundit pas takimit tim me kolegun tonë Osmani. Dua të je mi qartë, se paqja dhe stabiliteti për ne përbën pjesën parësore. Kemi përpara nesh një hap shumë konkret që duhet të shtyjmë, është përshkallëzimi në veri të Kosovës. Në takimet që kam pasur në Beograd dhe Prishtinë kam nënvizuar dialogun mes dy vendeve.

Sot ne patëm mundësinë për të folur marrëdhëniet tona dypalëshe. Folëm për marrëveshjen e para dy viteve, që të arrijmë të çojmë në Hagë për detin edhe të shelfit kontinental. E drejta ndërkombëtare e detit është ajo që do rregullojë marrëdhëniet dypalëshe dhe do krijojë një kapitull të ri të marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjithashtu folëm për minoritetet tona këtu dhe shqiptare tek ne. Ato janë ura e bashkëpunimit tonë. Madje, vizita e kryeministrit grek është ajo që do të kontribuojë në këtë aspekt. Diskutuam për mbrojtjen e mjedisit, sidomos për Lumin Vjosa dhe kemi rënë dakord për mbrojtjen e tij, shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23”,- tha Dendias.

SHKARKO APP