Ministri Hasani: Evakuohen 4 shqiptarë nga Izraeli
Ministri i Jashtëm Igli Hasani përmes një postimi në rrjete sociale bën me dije se 4 shtetas të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli. Shqiptarët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare, bën me dije ministri i Jashtëm.
Reagimi i Ministrit Hasani:
4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli, dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.
Falënderojme autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.
Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.


