Ministri Hasani pret homologun grek në Korçë: Greqia, partner i rëndësishëm për Shqipërinë!

Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka mirëpritur nga Korça homologun e tij grek, ministrin e Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis.

Gjatë inaugurimit të konsullatës greke në Korçë, ministri Hasani u shpreh se Greqia është partner i rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa shtoi se ngjarjen vjen në një moment të rëndësishëm kur rajoni ka nevojë për stabilitet.

“Kënaqësi që në këtë qytet me rrënjë të thella europiane përurojmë së bashku konsullatën greke. Ky është një hap i rëndësishëm që përfaqëson vlera evropiane. Ngjarja vjen në një moment të rëndësishëm kur rajoni ka nevojë për stabilitet. Vizita ime në Athinë konfirmoi vullnetin për të hapur një kapitull të ri mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Greqia mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm si fqinj por për të ndërtuar të ardhmen. Kjo frymë do materializohet në vullnet politik për bashkëpunime. Në këtë kuadër mbështetja e Greqisë për anëtarësim në BE ka qenë thelbësore, ne presim mbështetje dhe qasje pozitive për avancimin që kemi bërë me reformat. Seferi mishëron atë që duam të ndërtojmë: një marrëdhënie të bazuar në dialog, mirëkuptim dhe kujtesë. Rinovimi i kësaj konsullate është një pikë referimi për dialog dhe një urë për qytetarët. Sot kemi mundësinë të ndërtojmë një partneritet të ri mbështetur në vizionin e së ardhmes. Le të jemi brezi që e bën këtë realitet një vizion të vërtetë.”, u shpreh Hasani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa ministri grek u shpreh se “si vende fqinje, i japim prioritetet stabiliteteit’, ndërsa shtoi se politikat ndryshimit të kufijve tani i përkasin së kaluarës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?