Ministri Hoxha dhe kryeministri britanik në Durrës: Pamë nga afër masat konkrete dhe kontrollet policore e doganore

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer shkeli tokën shqiptare mëngjesin e sotëm, duke mbërritur në Tiranë në të parën vizitë zyrtare të tij, që i paraprin edhe takimit të Komitetit Politik Europian.

Sakaq, bashkë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha ata ishin edhe në Durrës. Ministri tregon se panë nga afër masat konkrete dhe kontrollet policore e doganore.

”Në Portin e Durrësit, me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Kier Starmer, pamë nga afër masat konkrete dhe kontrollet policore e doganore. Falë bashkëpunimit të frytshëm kemi modernizuar sistemin e monitorimit të kufijve”,-shkruan Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?