Ministri Hoxha pret në takim ambasadorin e Britanisë në Tiranë: Bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e sigurisë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti këtë të premte në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot. Në një postim në Facebook, ministri tha se bashkëbisedimi u përqendrua në punën mes dy vendeve në fushën e sigurisë. ”Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të çuar përpara këtë proces jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe goditjen e krimit të organizuar, përmes ndjekjes së parave me burim të paligjshëm”,-shkruan ministri Hoxha.

Postimi i plotë

Prita sot në një takim të frytshëm ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të Planit të përbashkëta të Masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë te prioriteti strategjik i rikuperimit të aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve është një nga rekomandimet kyçe të Bashkimit Europian🇪🇺 dhe një element thelbësor i axhendës sonë të integrimit. Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët.

Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në këtë fazë është një kontribut i çmuar për konsolidimin e këtij mekanizmi të ri institucional, si pjesë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024–2030. Diskutuam për mundësitë e zgjerimit të kësaj mbështetjeje, përmes:

-trajnimeve të avancuara për ekspertët e ZRA dhe bashkëpunëtorët institucionalë;
-mbështetjes për takime operacionale ndërkombëtare dhe rajonale;
-ndërtimit të kanaleve të drejtpërdrejta me homologët britanikë;
-zhvillimit të databazës analitike të rasteve të ZRA, në përputhje me standardet më të mira britanike.

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të çuar përpara këtë proces jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe goditjen e krimit të organizuar, përmes ndjekjes së parave me burim të paligjshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?