Ministri i Brendshëm Çuçi kunja thumbuese ministrit të Drejtësisë, Manja
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nuk ka kursyer ironinë therëse ndaj ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja në një debat në Kongres:
“Duke dëgjuar Ulsiun dukej sikur po dëgjoje një anëtar të Rithemelimit. Dhe Partia nuk ekziston fare. Në fakt edhe ka të drejtë edhe nuk ka të drejtë. Të them të drejtën po të vë syzet e Ulsiut që i mora në Dibër, është realitet me tonin që e përshkroi këtu. Partia atje në Dibër thuajse nuk ekziston fare. Por nuk është kështu në të gjithë vendin. Se në Berat është model i kundër me Dibrën.” tha Çuçi.
Kjo ka bërë Ulsiu të mos dëgjohej më pas replikës së ministrit të Brendshëm. Bledi Çuçi duket plot humor, por i ka të hidhura batutat kur don të të përgjigjet ose kur shpirti i vjen në majë të hundës nga durimi ekstrem.
KOHA JONË SONDAZH

