Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha caktohet te Njësia Nr.1 në Tiranë, fillon udhën politike në PS
Qëkur Ervin Hoxha u përzgjodh nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm, dukej qartë se shefi i mazhorancës e ka ndarë mendjen për të rinovuar jo vetëm qeverinë, por edhe grupin e ri parlamentar pas zgjedhjeve të 11 majit.
Deri më tani Ervin Hoxha e ka kaluar sprovën e ministrit të Brendshëm, duke rinovuar krejt Kupolën e Policisë së Shtetit, por edhe mënyrën e punës në ekip. Por nuk duket se karriera e tij përfundon vetëm te ministri, fakti që kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama e ka caktuar edhe si drejtues politik të Njësia nr.1 në Kryeqytet, tregon se udha e tij sapo ka nisur në PS si angazhim politik.
Edi Rama do ta rinovojë me shumë se gjysmën e grupit Parlamentar me emra të rinj dhe të pa akuzuar nga tradita 34-vjeçare e politikës shqiptare e ku njëri nga ata, ndër ta, është edhe ministri Ervin Hoxha/D.M./