Ministri i Brendshëm, Hoxha pret të ngarkuarën me punë të Amerikës në Tiranë, zbardhen bisedimet
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Hoxha e cilësoi takimin si “të frytshëm”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes dy vendeve, veçanërisht në çështjet që lidhen me sigurinë.
”Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera”, deklaroi ministri Hoxha.
Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-ve në forcimin e rendit dhe në luftën kundër kriminalitetit, duke e cilësuar këtë mbështetje si thelbësore për një të ardhme më të sigurt për qytetarët shqiptarë.
Postimi i plotë
Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.
KOHA JONË SONDAZH

