FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla: Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e një 18-vjeçari, i cili në bahskëpunim me një të mitur, i vodhi disa sende me vlerë, dy turistëve gjermanë në Himarë.

Balla në një postim në rrjetet sociale shprehet se Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. “Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj”, shkruan ai.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj. Do të bëjmë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?