Ministri i Brendshëm tregon një tjetër pallat me kate shtesë pa leje: Do t’i kthehen shtetit!
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka treguar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, një pallat në të cilin janë identifikuar kate pa leje.
“Jo vetëm që ka kate pa leje, por ka ndryshim skandaloz të projektit, nga ai i miratuar më parë. Nga sot, pasi të bëhen verifikimet e plota për të gjithë sipërfaqen dhe shtesat pa leje do t’i nënshtrohen ligjit. Çdo metër katror që është bërë pa leje do t’i kthehet popullit”, tha Çuçi.