Ministri i Drejtësisë: Jemi në krahun e SPAK, por Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një prononcim për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Pas daljes nga mbledhja, Manja u pyet për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.

Kam qenë prokuror dhe sa herë vij këtu e konsideroj veten si shtëpinë time dhe mes miqsh dhe kolegësh dhe sa të jemi gjallë me këtë profesion jemi identifikuar. Isha si ministër për të prezantuar rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me kërkesën e kreut të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9-vjeçar, tjetër gjë është e drejta që parashikon ligji ,tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë e Apelit. Prokurorët e SPAK do t’u duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Kushtetuta ka këtë parashikim. Por prisni, ata janë në vitin e pestë dhe në momentin që do të shtrohet kërkesa e tyre të jeni të bindur, si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do të kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet më të gjerë se mazhoranca“, tha Manja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?