Ministri i Jashtëm gjerman, së shpejti në Shqipëri

Së shpejti pritet të mbërrijë në Shqipëri, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori në ikje, Hellmut Hoffman.

Pak para largimit të tij nga Shqipëria, në TVSH, Hoffman paralajmëroi ardhjen së shpejti në Tiranë të shefit të diplomacisë së Berlinit. Ai e bëri të ditur këtë fakt pas pyetjes nëse ka patur një vëmendje të shtuar ndaj Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po, mund ta themi vërtetë këtë. Vjet patëm vizitën e parë bilaterale të një kryetari qeverie gjermane, siç ishte vizita e kancelares Merkel. Para pak javësh kemi patur dhe vizitën e njeriut të dytë më të rëndësishëm të shtetit gjerman, kryetarin e Bundestagut. Shumë shpejt presim dhe një vizitë tjetër të rëndësishme, atë të zotit Steinmeier, ministrit të Jashtëm gjerman, i cili do të vijë në Tiranë. Është kënaqësi edhe për mua që këto vizita janë bërë gjatë mandatit tim si ambasador në Tiranë”, tha Hoffman.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa  pyetjes së gazetarit Enkel Demi se a mund të konsiderohet Shqipëria një vend i rrezikshëm Shqipëria, ai thotë: “Jo. Ne asnjëherë nuk e kemi përjetuar si një vend të rrezikshëm Shqipërinë, me përjashtim të disa shoferëve të çmendur në rrugë”.

“Por, në tërësi Shqipëria është një vend ku mund të jetohet mjaft mirë, mjaft këndshëm. Njerëzit janë tejet pozitiv, ca më tepër kundrejt gjermanëve. Tirana ka një cilësi të mirë urbane, ka aktivitete kulturore shumë më tepër sesa e kishim përfytyruar. Më pëlqen Shqipëria, edhe pse gjatë qëndrimit tim këtu nuk kam patur kohë që të shkoj në çdo vend që do më kishte pëlqyer si në Theth për shembull”, u shpreh Hoffman.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?