Ministri i Transporteve inspekton zonën e deputetit Ndreu, rruga ishte e hapur
Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, ka vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes së sotme inspektimin në terren të masave të marra për situatën e krijuar nga moti i keq. Ai inspektoi rrugën Pukë-Tropojë- Qafa e Malit. Në këtë inspektim Dervishaj shoqërohej nga deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili është dhe deputet i zonës. Gjatë dy ditëve të fundit, deputeti Ndreu akuzoi institucionet se nuk kanë marrë masat për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet. Ndërkohë siç rezultoi nga inspektimi rruga ishte e hapur.
Ministri Dervishaj, gjatë një prononcimi për mediat, deklaroi se të gjitha akset kombëtare janë të hapura, por porositi drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimri. “Të gjitha akset kombëtare dhe ky aks janë të hapura. Kemi marre masat në gjithë vendin dhe situata nuk është problematike. Nuk duhet të harrojmë se jemi në kushte dimri, dhe shoferët duhet të kenë kujdes në zona të caktuara. Qarkullimi në disa zona duhet te jete me masat e duhura zinxhirë dhe goma dimri. Jemi ne gatishmëri maksimale bashke me institucione te tjera, policinë, emergjencat dhe bashkitë”,- tha Ministri Dervishaj.



KOHA JONË SONDAZH

