Ministri Klosi dhe kryebashkiaku Veliaj takojnë Papen (Video)

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë patur fatin të shtrëngojnë duart me Atin e Shenjtë Papa Françesku gjatë takimit ndërfetar në Asizi me 3500 të ftuar nga e gjithë Bota.

“Kjo është e gjithë Shqipëria”, i thotë një prej organizatorëve Papës teksa e prezanton me delegacionin tonë. Tema e takimit të madh ishte Besimet për bashkëjetesen fetare dhe Rininë tolerante në Shqiperi.

“Kaq shumë të rinj! Vendi i të rinjve, plot me të rinj…”, thotë Papa i mahnitur teksa i jep dorën Blendi  Klosit dhe Erion Veliajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aty ku ka harmoni fetare”, shton organizatori.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Poooo”, pohon me kënaqësi Ati i Shenjtë i cili në vitin 2014 vizitoi Shqipërinë e ndërsa më 4 shtator të këtij viti shpalli shenjtore shqiptaren Nënë Tereza në një ceremoni të drejtuar prej tij në Vatikan.

“Emocion i veçantë, shtrëngimi i dorës së virtytit dhe të besimit reciprok e të palëkundur, se zemrën dhe Zotin e kemi të gjithë njësoj dhe të Njejtë’, shkruan ministri Klosi teksa ndan edhe videon emocionuese.
Kliko ketu per te pare videon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?