Ministri Manja flet sërish për Amnistinë Penale: Gati ta rishikojmë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votojnë ligjin për amnistinë penale, ndërsa tha se nuk pranohen kushte për vota politike.
“Është një amnisti e cunguar 95% e veprave penale që ka Kodi penal janë të përjashtuara nga kjo amnisti. Askush prej nesh s’ka pasur si qëllim të amnistojë asnjë person të dënuar nga GJKKO. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën. Në variantin fillestar ky amendament nuk ka qenë. Përfitojnë 3 ish- punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës.
Do e fusim në parlament kur deputetët e opozitës të jenë në sallën e parlamentit dhe do jenë ata që do e kërkojnë futjen në rend dite. Ne e kemi bërë detyrën tonë, kemi depozituar ligjin ka tre muaj. Tani është në seancë plenare, kur të bëhen gati. Do të kërkoja dhe dëshiroja që ky ligj të marrë votat e gjithë deputetëve të Kuvendit. Jemi të gatshëm të ulemi për këtë amendament, por nëse qenka hataja për opozitën se do përfitojnë 1 vit ulje dënimi 3 ish-punonjës policie për shpërdorim detyrë në Kukës tërhiqemi ne nuk është problem”, tha Manja në një deklaratë për gazetarët nga shërbimi i provës në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

