Ministri Manjani: Nuk i bëj unë arrestimet!

Nuk vonon dhe përgjigjet ministri Ylli Manjani për akuzat e Donald Lu. Ministria e Drejtësisë  u përmend dje nga ambasadori Lu ndër institucionet përgjegjese për mosarrestimin e Balilit, por Manjani thotë se përgjegjësia e vetme është transferimi i letërporosive apo përkthimi zyrtar i dosjeve, çka sipas tij është bërë në kohë rekord.
DEKLARATA E MANJANIT

“Mbështes plotësisht shqetësimin e shprehur ditën e djeshme nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu në lidhje me mos arrestimin e shtetasit Klement Balilit.

Gjej rastin t’ju informoj, se sikurse edhe mund të jeni në dijeni prej 7 muajsh dhe në mënyrë të përsëritur e kam shprehur dhe publikisht këtë shqetësim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi dhe as të luhet “ping-pongu” i radhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji shqiptar përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit.
Ministri i Drejtësisë vetëm ndihmon me transmetim leter- porosish dhe/ose përkthim zyrtar të dosjeve. Këtë detyrë e kemi bërë në kohë rekord.

Kush ka kuriozitet mund të vijë në pranë institucionit t’i verifikojë, sipas rregullave të informacionit të klasifikuar.
Ping-pongun e përgjegjësive e kam denoncuar gjithnjë si të keqen më të madhe që ka sot sistemi.
Prandaj askush të mos fshihet pas alibive të sajuara, por të marrë përgjegjësitë që i jep ligji dhe t’i ushtrojë.
Përsëris qëndrimin tim të palëkundur se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet pa dallim!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?