Ministri Mazniku: Bashkitë do të kenë shumë shpejt dritaren e tyre digjitale për qytetarët, është një nevojë e kohës
Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor, teksa shkruan në Facebook se ofrimi i shërbimeve digjitale është një nevojë e kohës, informon edhe se bashkitë do të kenë së shpejti dritaren e tyre digjitale për qytetarët.
”Ofrimi i shërbimeve digjitale është një nevojë e kohës. Në studimin e projektit STAR3, i cili drejtohet nga UNDP, bashkitë që janë më të vogla kanë më pak përgatitje në lidhje me digjitalizimin.
Teksa e-albania është konsoliduar tashmë dhe ofron me dhjetëra shërbime online për qytetarët, shumë shpejt edhe bashkitë do të kenë dritaren e tyre digjitale ku do të ofrojnë shërbimet për qytetarët e tyre”,-shkruan Mazniku.