Ministri Mazniku: Bashkitë rol të rëndësishëm në procesin e legalizimeve, nevojë për shtim të numrit të punonjësve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se procesi i legalizimeve të objekteve të banimit do të kryhet edhe me ndihmën e bashkive. Për të njësitë vendore do të caktojnë zonat prioritare dhe do t’i ndihmojnë qytetarët me plotësimin e dokumenteve. ”Bashkitë do të luajnë rol të rëndësishëm në procesin e legalizimeve të objekteve të banimit”, shkruan Mazniku, teksa shton se bashkia do të caktojë zonat prioritare për procesin e legalizimeve. Ministri nënvizoi se bashkia do të ndihmojë qytetarët për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Gjithashtu, bashkia do të lehtësojë komunikimin mes qytetarëve dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe do të bashkërendojë punën me ASHK, theksoi Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?