Ministri Mazniku: Mbi 60 përfaqësues nga bashkitë e Ballkanit dhe Europës Qendrore në Tiranë

Ministri Arbjan Mazniku shkruan në postimin e tij të darkës: “Qeverisja vendore është faktori kryesor i rrugës për integrimin europian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal do e bëjë këtë rrugë më të lehtë.

Ne kemi arritur që pushtetin vendor në Shqipëri ta bëjmë më inovativ nëpërmjet digjitalizimit, të financojmë mbi bazë performance dhe t’i bëjmë bashkitë më transparente, më të forta dhe më të afta për të garantuar zhvillim ekonomik.

Faleminderit Western Balkans Fund, Ministrisë e Jashtme të Japonisë, International Visegrad Fund, NALAS dhe ReSPA që mblodhën në Tiranë mbi 60 përfaqësues nga bashki të Ballkanit dhe Europës Qendrore në konferencën dedikuar fuqizimit të pushtetit vendor”- përfundon Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?