Ministri Mazniku mbledh strukturat në Librazhd: Fitorja e PS në 2025, anëtarësim i Shqipërisë në BE
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, por edhe drejtues politik i PS-së për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku ka zhvilluar një takim me strukturat në Librazhd. Në takim ka qenë edhe Taulant Balla, ministrja Bora Muzhaqi si edhe kryetarin e bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha.
Në një postim në Facebook, Mazniku shkruans se fitorja e PS në zgjedhjet parlamentare të 2025, do të jetë për një mandat të ri qeverisës, që do të thotë sipas ministrit, anëtarësim i Shqipërisë në BE, me kokën lart dhe të barabartë me europianët.
”Në Librazhd, me kolegët Taulant Balla, Bora Muzhaqi dhe kryetarin e bashkisë Mariglen Disha. Kemi ndezur tanimë motorët për zgjedhjet e vitit që vjen, për një mandat të ri qeverisës, që do të thotë anëtarësim i Shqipërisë në BE, me kokën lart dhe të barabartë me europianët. Me PS në krye të punëve, rroga mesatare është 900 euro, të ardhurat janë dyfishuar, TVSH e biznesit të vogël është zeruar dhe turizmi është kthyer në një industri fitimprurëse”,-shkruan Mazniku.