Ministri Mazniku pasionant dhe reklamues i bashkive që pyllëzojnë mjedisin e tyre

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku i bën jehonë politikës qeverisëse për pyllëzimin kudo nëpër Shqipëri. Para disa ditëve ai, sëbashku me Ministren Mirela Kumbaro, folën rreth politikës së qeverisë për vitalizimin e pyjeve.

Sonte Mazniku shkruan: “Në bashkinë Bulqizë kanë nisur mbjelljet në vazhdim të aktiviteteve të Vitit të Pyjeve, ku pritet të pyllëzohet një sipërfaqe prej rreth 1 hektar

Sigurisht që pyllëzimet nuk bëhen vetëm, por në bashkëpunim, siç është edhe ky rast i koordinuar nga Bashkia Bulqizë, me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve #PPNEA dhe Shoqatën e Ekspertëve të Rinj të Mjedisit, ku nisi puna me mbjelljen e 300 fidanëve të parë (pishë e zezë) në zonën e mbikalimit të Bulqizës duke krijuar një korridor të gjelbër që do të përmirësojë peizazhin si dhe do të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetit”– përfundon Mazniku.

SHKARKO APP