Ministri Mazniku: Reforma territoriale uli brenda pak vitesh borxhet e bashkive
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se borxhi i bashkive është ulur nga 12 miliardë lekë në vitin 2015 në 4.8 miliardë lekë në vitin 2023. Ai theksoi se reforma territoriale arriti të ulte detyrimet e prapambetura të bashkive.
“Nga 373 njësi administrative në vitin 2015, ku secila prej tyre krijonte borxhe, disa prej tyre edhe të fshehura, reforma territoriale arriti që brenda pak vitesh të ulte në mënyrë drastike detyrimet e prapambetura të bashkive”, theksoi Mazniku.
“Reformimi në 61 bashki provoi edhe njëherë se reforma e vitit 2015 ishte e duhura me rezultate të prekshme dhe pozitive”, shtoi ai.