Ministri Mazniku: Shqipëria, shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka marrë pjesë në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, i organizuar në Uashington. ”Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit evropian e shërbimeve publike”.
Sipas Maznikut, në këtë forum të organizuar nga Banka Botërore, u diskutua edhe mbi përvojën e Shqipërisë në bashkëpunim me OpenAI për përafrimin me legjislacionin e BE-së.
”Po përdorim Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, paralelisht me rritjen e efikasitetit të administratës, transparencës dhe shërbimeve më pranë qytetarit”, u shpreh Mazniku në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit europian e shërbimeve publike. Në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, organizuar nga Banka Botërore në Washington, ndamë përvojën tonë se si në bashkëpunim me OpenAI, po përdorim Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, paralelisht me rritjen e efikasitetit të administratës, transparencës dhe shërbimeve më pranë qytetarit.
KOHA JONË SONDAZH

