Ministri Mazniku takim me 9 kryetarët e bashkive të mëdha: Rritja e pagave brenda verës është një arritje kryesore
Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, gjatë një takimi me 9 kryetarët e bashkive të mëdha, thotë se ata folën për shtyllat kryesore në të cilat do të ristrukturohet stafi i pushtetit vendor për të rritur efikasitetin e dhënies së shërbimeve për qytetarët. Po ashtu Mazniku thekson se rritja e pagave brenda verës është një arritje kryesore.
Postimi i plotë
Në Durrës me 9 kryetarët e bashkive të mëdha me të cilët folëm për shtyllat kryesore në të cilat do të ristrukturohet stafi i pushtetit vendor për të rritur efikasitetin e dhënies së shërbimeve për qytetarët.
Aparati i bashkisë do të bëjë politikat, si dhe do të ketë rol monitorues dhe rregullator. Funksionet dhe shërbimet do të jenë struktura më vete të cilat do të zbatojnë projektet në terren.
Rritja e pagave brenda verës është një arritje kryesore me të cilën synojmë të garantojmë burime njerëzore për bashki të afta dhe konkurruese me tregun.