Ministri Mazniku takim me zyrtarin e Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti këtë të premte në një takim sekretarin e përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori. Mazniku bën të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Kapitullit Evropian të Qeverisjes Vendore dhe të drejtat e njeriut në nivel lokal.
“Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori diskutuam për zbatimin e Kapitullit Evropian të Qeverisjes Vendore dhe të drejtat e njeriut në nivel lokal”, deklaroi Mazniku. Vetë Mathieu Mori, në një postim në “X”, dikur “Twitter”, shkruan se Kongresi mezi pret të punojë me Shqipërinë në hapat e ardhshëm të decentralizimit.
Procesi i integrimit në BE ka një ndikim shumë të madh në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor. Sidoqoftë, ky ndikim është më i dukshëm në nivel vendor dhe është pikërisht pushteti lokal ai që ka një rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e zbatimit në mënyrë të duhur të legjislacionit dhe politikave të BE-së.
Zbatimi i legjislacionit të BE-së dhe Politikat Rajonale Evropiane dhe të Kohezionit janë instrumentet kryesore përmes të cilave procesi i integrimit evropian ndikon në punën e përditshme të qeverive lokale.