Ministri Mazniku takon ambasadorin suedez: Projekte të reja që forcojnë vetëqeverisjen vendore

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të enjte një takim me ambasadorin suedez në Shqipëri, Niklas Ström. Mazniku informon se në takim u diskutua për projektet e reja që forcojnë vetëqeverisjen vendore dhe rrisin mbështetjen për zhvillimin e qyteteve tona. Po ashtu ministri u shpreh mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Suedisë në drejtim të reformave që përshpejtojnë aderimin e plotë të Shqipërisë në familjen evropiane.

SHKARKO APP