Ministri Mazniku: Vizioni për Shqipërinë 2030 është që të jemi lider në rajon për teknologjinë
Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor thotë se vizioni për Shqipërinë 2030 është që të jemi lider në rajon për teknologjinë.
Përmes një postimi në Facebook, Mazniku shkruan se sot gjuhë e huaj është teknologjia për të ndërvepruar me biznesin, artin dhe muzikën.
”Dikur duhej të dije një gjuhë të huaj për të komunikuar me botën. Sot, gjuhë e huaj është teknologjia për të ndërvepruar me biznesin, artin dhe muzikën.
Vizioni për Shqipërinë 2030 është që të jemi lider në rajon për teknologjinë dhe do t’ia dalim ta arrijmë këtë objektiv duke i dhënë mundësi kujtdo dhe duke krijuar sa më shumë hapësira si piramida”,-shkruan Mazniku.