Ministri Mazniku zhvillon një takim pune: Ristrukturimi vendor për t’i dhënë energji të re Vlorës

Në Vlorë u zhvillua një takim pune me grupin e ngritur për ristrukturimin e qeverisjes vendore, nën drejtimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe kryetarit të bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Mazniku deklaroi se ristrukturimi vendor është një domosdoshmëri për t’i dhënë energji të re Vlorës, për të garantuar standarde të reja europiane në administrim dhe për të ndërtuar një bashki që ecën në hap me vizionin e Shqipërisë 2030. Ai nënvizoi rëndësinë e këtij procesi për modernizimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e qëndrueshëm të territorit.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Ermal Dredha the se përmes një riorganizimi institucional dhe qeverisjeje më efikase, po ndërtohet një strukturë që u shërben më mirë qytetarëve dhe i jep qytetit më shumë kapacitete për zhvillim.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Vlora 2030 është vizioni afatgjatë për një qytet që shkëlqen në çdo hallkë, nga turizmi te ekonomia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke e kthyer Vlorën në një model suksesi në nivel kombëtar”, tha Dredha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?