Ministri Panariti takim me Ambasadorin Lu
Gjendja aktuale në disa qytete të Shqipërisë, ku disa zona janë përmbutur e disa shtëpi janë rrënuar, ka bashkuar në një takim Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu.
Në takim u diskutua për situatën e përmbytjeve dhe masat e nevojshme për përballimin e tyre, si dhe për përparësitë e zhvillimit të bujqësisë. Ministri Panariti i paraqiti ambasadorit Lu edhe një pasqyrë statistikore të prodhimeve dhe të eksporteve bujqësore për gjysmën e parë të vitit, duke vënë theksin në trendin në rritje të prodhimit bujqësor në krahasim me një vit më parë.
Në takim u diskutuan edhe çështje të politikës aktuale. Ambasadori Lu theksoi se rritja e sektorit të bujqësisë, e dëshmuar edhe nga rezultatet e deritashme është domëthenese dhe e vendosin bujqësinë si një ndër sektoret më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Ambasadori e inkurajoi ministrin Panariti në vazhdimësinë e rrugës së reformave në bujqësi.
Ministri Panariti e informoi ambasadorin Lu për ecurinë e tyre, duke vënë theksin veçanërisht te reforma e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore, reforma e ujit.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

