Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku: Në vitin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla…

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka postuar foto dhe një shënim të shkurtër e konciz për investimet në shkolla në bashkitë e Republikës.

Ja se çfarë poston Mazniku:“Bashkë me Ogertën, në një takim frytdhënës me kryetarët e bashkive në vend, për investimet në insfrastrukturën shkollore dhe sfidat e arsimit në të gjithë territorin.

Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla dhe hapim kantiere të reja në shkolla dhe objekte sportive për ciklin e ri 2024-2025.

Së bashki, do të hartojmë një masterplan ambicioz për zhvillimin e infrastrukturës arsimore, në koordinimin të ngushtë me pushtetin lokal”– përfundon Ministri i Pushtetit Vendor.

Mazniku ishte bashkë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

SHKARKO APP