Ministri Tahiri: Të gjithë të barabartë para ligjit, pavarësisht “mbiemrit”

I pyetur lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në të gdhirë të katër nëntorit, ku humbën jetën katër persona, autor i të cilës dyshohet Konstandin Xhuvani (djali ish-deputetes Luiza Xhuvanit), tha se për Policinë kush shkel ligjin, është thjesht një person që konsumon vepër penale dhe jo djali apo kushëriri i fistekut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri duke iu rikthyer retorikave të fundit politike lidhur me ngjarjen e ndodhur të martën, por dhe ngjarjeve të shkuara ku ka qenë i përfshirë Konstandin Xhuvani.  “Ky rast (Duke folur për ngjarjen e 4 nëntorit), është një nga ato rastet që tregon qartë të gjitha problemet institucionale shoqërore dhe mediatike që kanë të bëjnë me luftën e përbashkët ndaj krimit, që ka vendi ynë. E dyta, nënvizoi Tahiri, ky rast vë në dukje keqkonceptimin e luftës kundër krimit si monopol i policisë, ndërkohë që është luftë e të gjithëve dhe policisë, por jo vetëm Policisë, pasi është edhe sistemi drejtësisë, gjykatës, prokurorisë…edhe vetë qytetarëve që luftojnë krimin. Tre, shtoi Tahiri, ky rast nxjerrë në pah elementët keqdashës të disa mediave, politikës, etj etj, për të drejtuar gishtin tek policia dhe kryeministri.

Kjo, theksoi Ministri i Brendshëm është një dramë familjare e koleges sime Luiza Xhuvanit, është një dramë e djalit të saj, si dhe është dramë e shoqërisë për paligjshmërinë në vendin tonë. Së fundmi, vijoi Tahiri, unë besojë se Policia e Shtetit ka bërë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme. Referuar ngjarjes, bëri të ditur Tahiri, policia brenda 8 minutave arrestoi të gjithë autorët e dyshuar. Mblodhi materialet hetimore dhe kreu të gjitha kërkesat ligjore”.

“Po ashtu, tha Tahiri, policia ka referuar materialet në prokurori dhe e ka shpallur në kërkim shtetasin në fjalë, pa hezituar se cili është personi dhe djali kujt është i dyshuari. Shpallja në kërkim në bazë të legjislacionit në fuqi, jo vetëm te ne, por dhe në të gjithë botën, duhet ta bëjë edhe prokuroria dhe kjo ka një afat të limituar, që është një muaj. Gjatë kësaj kohe, shtoi Tahiri, sipas dyshimeve të Policisë, Xhuvani ka qenë në Lazarat dhe në bazë të informacioneve që ne kemi patur, ky djalë është renditur në personat në kërkimit në Lazart dhe që kishte qëlluar mbi policinë gjatë aksionit të Lazaratit, por gjatë kësaj kohe, Prokuroria nuk kishte dhënë urdhër arrestimin.  Ka plot njerëz, tha Tahiri, që shpallen në kërkim dhe që policia nuk mund t’i gjejë, kështu është edhe në vende të tjera.

“Për të hequr çdollojë dyshimi, Policia asnëjherë nuk e ka kursyer djalin për akuzat dhe as për rastin e Lazaratit dhe ne prap e nxorrëm publikisht, por e kemi konsideruar njëllojë si të gjitëh të tjerët, dhe kjo gjë ka ndryshuar para 23 qershorit, kush konsumon veprën penale është konsumator i veprës penale dhe asgjë tjetër”, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri

SHKARKO APP