Ministria e Jashtme: Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile. Dokumentet që ju duhen për të udhëtuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Franca e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jeshile.

🟢Të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme:

➡️Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.

➡️Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ/ 72 orë ose testi antigjenik negativ / 48 orë.

➡️Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).

❗️Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.

Për ℹ️ më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ 👇

SHKARKO APP