Ministria e Kulturës nis dëgjesat me profesionistët e filmit, Gonxhja: Koha për reformë në sektorin audiovisual

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nisur një proces gjithëpërfshirës dëgjese me aktorët kryesorë të industrisë së filmit dhe audiovizualit, në një përpjekje konkrete për të adresuar sfidat që po përballon ky sektor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij ekonomik dhe kulturor. Në këtë takim, morën pjesë emra të njohur të skenës kinematografike shqiptare, producentë, regjisorë, skenaristë, autorë dhe përfaqësues të tjerë të industrisë kreative.

Postimi i plotë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një dëgjesë me profesionistë të industrisë së filmit dhe audiovizualit, për të diskutuar sfidat dhe potencialet e këtij sektori që gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë shqiptare, por që ende përballet me vështirësi të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë takim morën pjesë producentë, regjisorë, skenaristë, autorë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të fushës, me të cilët u diskutuan çështje kyçe si: nevoja për përmirësime ligjore në sektorin kinematografik dhe audiovizual, që të pasqyrojnë realitetin dhe zhvillimet bashkëkohore; rritja e fondeve publike për prodhime filmike dhe krijimtari të reja dhe mbështetje alternative; lehtësira fiskale për nxitjen e tregut vendas dhe tërheqjen e investimeve të huaja; si dhe mbështetje e cilësisë artistike dhe zhvillimi i një ekosistemi të qëndrueshëm për industrinë kreative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo dëgjesë përbën hapin e parë të një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, ku grupet e interesit ftohen të japin kontributin e tyre në funksion të reformimit të kuadrit ligjor dhe ndërtimit të një strategjie afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë. MEKI mirëpret çdo sugjerim edhe në mënyrë elektronike deri më datë 5 qershor, në adresën: [email protected].

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?