Ministria e Mbrojtjes, tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit

Harta e zonave të përfshira nga zjarret në rrethin e Gramshit po zgjerohet më tej, teksa era po favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi.

Ministria e Mbrojtjes kërkon që banorët e Skënderbegasit të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
Ndërkohë, në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret. Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?