Ministria e Shëndetësisë: 482 raste të reja 1 humbje jete nga Covid-19 në ditën e parë të vitit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid-19 në vend.

Ministria njofton se këtë 1 janar janë regjistruar 482 raste të reja me Covid, pasi u kryen 3068 testime në total, ndërsa shifrat më të larta i mban Tirana, me 225 të infektuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 78 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht në spitale po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 ndodhen në gjendje më të rënduar, ndërsa në gjithë vendin janë 6419 pacientë aktiv me Covid.

Swiss Digital Mobile Reklama

311 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve janë kryer 3068 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 482 qytetarë, në këto bashki:

225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.

Statistika (1 Janar 2022)
Raste të reja ditore 482
Të shëruar në 24 orë 311
Të shtruar në spitale 97
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3068

Testime totale 1,486,189
Raste pozitive 210,706
Raste të shëruara 201,069
Raste Aktive 6,419
Humbje jete 3,218

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2989
Fier 673
Durrës 577
Shkodër 432
Elbasan 406
Vlorë 400
Berat 249
Lezhë 192
Gjirokastër 187
Korçë 147
Dibër 94
Kukës 73

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?