Ministrja Balluku: Naftëtarët e Ballshit do marrin 2 vite pagë nga buxheti i shtetit

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi sot se naftëtarët e Ballshit do të marrin për dy vite rresht pagë nga buxheti i shtetit.

Në komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Balluku zbuloi vendimin e Këshillit të Ministrave për 830 naftëtarë që do të marrin pagën 30 mijë lekë të reja në muaj deri në vitin 2023.

Është marrë një vendim në Këshill të Ministrave që të mbulohet nevoja e naftëtarëve, e 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mos funksionimit të rafinerisë së Ballshit, që dua të theksoj se është një entitet privat i privatizuar prej vitesh, por që shteti duke ndjerë të gjithë peshën sociale i ka kompesuar vitin e kaluar dhe do i kompesojë edhe në buxhetin e 2022, me një shumë totale prej 300 mln lekësh, paga për secilin prej naftëtarëve do jetë 30 mijë lekë, pra pagë papunësie dhe numri i naftëtarëve është 830 naftëtarë.

Në dijeninë time, duke qenë si çështje që ndiqet nga, është një përgjegjësi sociale e rëndësishme, nëse nuk do ketë zhvillime të tjera ne do marrim përsipër për të gjithë ata naftëtarë që nuk do punësohen diku gjetkë, edhe vitin 2023”, tha ministrja sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

 

SHKARKO APP