Ministrja Belinda Balluku merr drejtimin e Bashkisë së Tiranës për krizën e operatorëve të transportit

Ministrja e Transportit dhe Energjisë, Belinda Balluku bashkë me ministren e shendetsisë Ogerta Manastirliun, sipas sondazheve të PS-së, janë nga politikanet më të votuara të mazhorancës në Bashkinë e Tiranës.

Por sot ajo që bëri përshtypje për krizën e operatorëve të transportit në Tiranë ishte se Ministja Balluku rreshtoi krejt drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit, duke iu kërkuar llogari për këtë situatë problematike. Ministrja Balluku në të vertetë njihet si deputetja që shkon kudo te njerëzit e thjeshtë për tju zgjidhur hallet. Ndaj ka fituar shumë popullaritet në kryeqytet.

Në mesditë ajo kur mblodhi drejtuesit e bashkisë (Erion Veliaj ndodhet në vizitë në Izrael) tha se “Me kërkesë të kryeministrit vëmëndja do të jetë maksimale ndaj operatorëve të transportit, qoftë ato që operojnë në zonën qytetase, qoftë ato që operojnë në zonën ndërqytetase”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja përtej lukut të bukurisë natyrore ishte shumë e ashpër për problemet që janë krijuar në tranportin publik në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ironikisht në krejt historinë e këtyre 30 viteve demokraci, por edhe të krejt historisë qëkur u krijua Tirana si kryeqytet, asnjëherë kryeqyteti nuk ka patur grua si kryebashkiake.

Mos po bëhet gati Belinda Balluku si kandidate për kryetare e bashkisë së Tiranës?!

Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë-ka thënë dikur Edi Rama në një fushatë elektorale vendore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?