Ministrja Denaj: Kemi projeksione të qarta për 5 vitet e ardhshme për mbrojtjen e burimeve ujore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Menaxhimi i integruar i ujërave për zhvillimin e qëndrueshëm”, organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Denaj tha se fokus i këtij takimi ishte bashkëpunimi shkencor, investimet afatgjata dhe politikat e unifikuara për mbrojtjen e burimeve ujore, si një bazë e rëndësishme e punës së MBZHR. Ministrja e vlerësoi partneritetin me universitetin BOKU si gur themeli për forcimin e kërkimit shkencor dhe formimin e brezave të rinj.

“Përballë presionit të ndryshimeve klimatike, që prekin drejtpërdrejtë sektorin bujqësor, kemi projeksione të qarta për 5 vitet e ardhshme, e po ndërtojmë një sistem më të qëndrueshëm për të garantuar prodhimin bujqësor, jetesën në fshat dhe zhvillimin rural”, deklaroi Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

E nderuar të marr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Menaxhimi i integruar i ujërave për zhvillimin e qëndrueshëm” organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Fokusi te bashkëpunimi shkencor, investimet afatgjata dhe politika të unifikuara për mbrojtjen e burimeve ujore janë një bazë e rëndësishme e punës sonë. Partneriteti me universitetin BOKU është një gur themeli për forcimin e kërkimit shkencor dhe formimin e brezave të rinj.

Përballë presionit të ndryshimeve klimatike, që prekin drejtpërdrejt sektorin bujqësor, kemi projeksione të qarta për 5 vitet e ardhshme, e po ndërtojmë një sistem më të qëndrueshëm për të garantuar prodhimin bujqësor, jetesën në fshat dhe zhvillimin rural.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?