Ministrja Denaj: Me mbrojtjen e tokave nga përmbytjet rrisim prodhimin dhe shtojmë vlerën e produkteve “Made in Albania”

“Mirëmëngjes me punimet drejt përfundimit të mbrojtjes nga lumi Osum në Havaleas, Kuçovë, ku përmes rehabilitimit të mbrojtjes lumore me gabion në një gjatësi prej 350 m, garantohet siguria për investimet dhe tokat e fermerëve të zonës.
7,4 miliardë lekë janë investuar për rehabilitimin dhe ndërtimin e rreth 120 km argjinatura në lumenjtë kryesorë të vendit (Drin, Buna, Mat, Shkumbin, Osum, Seman, Vjosë etj), ndërsa janë sistemuar gjithashtu rreth 30 km kanale të ujërave të larta dhe shtretër lumorë e përrenj.
Me mbrojtjen e tokave nga përmbytjet, rrisim rendimentin e prodhimit dhe i shtojmë vlerë produkteve #MadeInAlbania, duke i bërë ato më konkurruese në tregjet ndërkombëtare”, shkruan Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në një postim në rrjetet sociale.