Ministrja Denaj në Katar: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve në bujqësi dhe siguri ushqimore

Agrobiznesi shqiptar po merr pjesë në panairin “AgriteQ 2025” që mbahet në Doha, të Katarit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se pjesëmarrja e Shqipërisë në “AgriteQ 2025″ është një hap i rëndësishëm për të promovuar produktet tona bujqësore.
”Synojmë krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimi me tregun e Katarit”, theksoi Denaj. Në kuadër të Panairit, ministrja Denaj mori pjesë edhe në takimin bilateral me ministrin për Pushtetin Lokal, Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya.
”Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore”, bëri të ditur Denaj.