Ministrja Denaj në Shkodër, Benet Beci: Falenderim të veçantë

Benet Beci shkruan në Facebook:

Një falënderim të veçantë për znj. Anila Denaj që vizitën e parë si ministre e bujqësisë e nisi në Shkodër, e pikërisht në një nga zonat më të rëndësishme pranë Liqenit të Shkodrës, në Shirokë.

Së bashku me ministren Elisa Spiropali dhe Prefekten Majlinda Angoni Jubani diskutuam bashkarisht me peshkatarët për mundësite reale, por edhe ndërhyrjen e fortë që duhet të bëjmë për ta mbrojtur dhe zhvilluar Liqenin e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Praktikat e jashtëligjshme të peshkimit kanë shkaktuar e vijojnë të krijojnë probleme të rënda për biodiversitetin e liqenit. Kemi diskutuar shpesh për këto çështje, por tashmë ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë e të koordinuar nga institucionet shtetërore, por edhe organizatat e peshkimit. Kam bindjen se vetëm me veprime konkrete e masa të rrepta mund e duhet të ndërhyjmë për ta vënë situatën nën kontroll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?