Ministrja Denaj tregon historinë e Rizvanit, 25-vjeçarit që ndërtoi kabinat e drurit për turistët

“Mirëmëngjes me historinë e Rizvanit, të riut 25 vjeçar që sfidat i ka kthyer në mundësi. Me guxim, ide dhe dashuri për natyrën, Rizvani ndërtoi kabinat e drurit, “Funky Cabin”, që gjenden mes kodrave të liqenit të Çerkezit, pak minuta larg Tiranës.
Sot, është e vështirë të gjesh një prej tyre të lirë, sepse turistë nga e gjithë bota shkojnë çdo ditë për të kaluar natën nën yjet e këtij oazi magjik, të ndërthurur me përvojën autentike të kulinarisë shqiptare me prodhime “Made inAlbania”.
Me linjën e financimit të Kredisë së Butë, të mbështetur nga Garancia Sovrane dhe Paketa e Maleve, nxisim investimet në agroturizëm për zgjerimin, modernizimin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale!”, shkruan Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?