Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro: Viti i ri shkollor, forcim i komunikimit mësues-nxënës-prindër

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026-2027, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi se fokusi këtë vit do të jetë te shkolla më miqësore, më të sigurta dhe më pranë nxënësve e familjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro shprehet se në qendër të punës së përbashkët do të jetë çdo ditë forcimi i komunikimit mësues-nxënës- prindër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Paralelisht, do të vijojë angazhimi për edukim të qëndrueshëm përmes gjuhës së huaj, lëndëve STEM, promovimit të jetesës dhe ushqimit të shëndetshme dhe ndërgjegjësimit mjedisor”, tha Kumbaro.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prioritet i veçantë do vijojë të jetë parandalimi i dhunës, bullizmit në shkolla, përmes këndeve “Stop Dhunës”, ekipeve antibullizëm dhe bashkëpunimit të ngushtë mes shkollës, nxënësve dhe prindërve”, vijoi ajo.

Ministrja Kumbaro tha se “përtej orarit mësimor, programi “Pas Shkolle” do t’u japë nxënësve më shumë mundësi për të përforcuar të nxënit dhe për të zhvilluar aftësitë sociale, sportive, kulturore dhe krijuese”.

“Zhvillimi profesional i mësuesve, së bashku me olimpiadat, konkurset, festivalet shkencore, kulturore e artistike, do të vijojnë të nxisin përfshirjen, talentin dhe kreativitetin e çdo nxënësi”, tha Kumbaro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?