Ministrja e Financave i kthehet Bashës: Shqipëria me rritje ekonomike më të lartë në rajon

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka replikuar me kreun e PD, Lulzim Basha, në Kuvend, pasi ky i fundit akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të situatës së pandemisë.

Ibrahimaj tha se Shqipëria pësoi rritje ekonomike më të lartë në rajon në periudhën e pandemisë.

Është e lehtë të falësh dhe të gjykosh pa pasur fakte. U ruimbursuan 3 paga për të punësuarit në biznese. U akordua një pagë 400 mijë lekë për ata të punësuar që nuk punuan dot 3 muaj. Qeveria ndërhyri duke dhënë garanci sovrane bizneseve. Këto çuan që të kemi rritje të ekonomisë më të lartë në rajon. Zoti Basha i referohet një studimi të një studiuesi, që kam pasur fatin ta takoj, por ai nuk u referohet shifrave të varfërisë. Këto janë shifra të EUROSTAT”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?