Ministrja e Financave: Qeveria miraton rritjen e pensioneve me 3.3 %
Ministrja Delina Ibrahimaj ka njoftuar vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për rritjen me 3.3% të të gjitha kategorive të pensioneve.
“Një nga masat që kaluam është indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme. Nëse i bashkohet të gjithë paketës së mbështetjes, i bashkohet dhe një numri prej 576 mijë personash që marin 3000 lekë për 3 muaj. Është 2500 lekë shtesa për një familje mesatare. Ne kemi menduar të japim 3000 lekë për 3 muaj, kjo i shtohet të tjerave element të paketës siç janë mbështetja për karburantin, për rritjen e çmimeve të karburanteve për fermerët“, tha Ibrahimaj.