Ministrja e Shëndetësisë: Mbi 14 mijë pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura 24 orë nga veriu në jug
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e plazhit të vjetër në Durrës, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike.
“Nga 15 qershori deri më sot janë më shumë se 14 mijë vizita dhe shërbime që janë ofruar për pushuesit vendas dhe të huaj. Janë më shumë se 10 mijë pushuesit vendas që kanë marrë shërbime në këto qendra shëndetësore verore, ndërkohë që më shumë se 4 mijë janë pushues të huaj, turistë, të cilët kanë ardhur dhe kanë marrë shërbime falas në këto qendra”, bëri me dije Manastirliu.