Ministrja e Shëndetësisë publikon videon e pacientëve tek Infektivi: Burri i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar përfundova rëndë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar thirrjet e dy pacientëve të spitalit Infektiv që po luftojnë me COVID-19.
Një grua e cila është e shtruar në spital thotë se ka bërë gabimin më të madh në jetë që nuk e bëri vaksinën.
”Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burrë i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rënda.”- tha pacientja.
Një tjetër pacient, nga shtrati i spitalit u kërkon qytetarëve shqiptarë të vaksinohen.
”Vaksinohuni, vaksinohuni edhe mos hezitoni.”- thotë pacienti.